9.5 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

ZRrE-ja: Në mars vendimi i ri për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë të bëjnë me shtrenjtimin apo jo të tarifave të përgjithshme të gjithë konsumatorëve, por lidhën vetëm me tarifat e bursës ndërkombëtare të rrymës, ku Kosova dhe bizneset bëjnë shit-blerjen e saj.

ZRrE-ja ka thënë për “RTV21” se aplikimet për shtrenjtim të tarifave të operatoreve energjetik si KOSTT, KEDS, KESCO janë në fazën e shqyrtimit.

 

“Informacioni i shpallur lidhet me kërkesën për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave për Operatorin e Nominuar të Energjisë Elektrike (ALPEX) dhe konfirmimin e tarifave për vitin 2026, të cilat do të mbeten të pandryshuara krahasuar me periudhën paraprake. Ky vendim nuk ka të bëjë me tarifat për operatorët e tjerë të energjisë, si KOSTT, KEDS dhe KESCO, të cilat janë ende subjekt i një procesi të rishikimit dhe vlerësimit të aplikacioneve për të hyrat e lejuara maksimale”, kanë njoftuar ZRrE-ja.

 

Ndërsa një vendim për shtrenjtim apo jo te rrymës për te gjithë konsumatorët pritet të merret në muajin mars. Ndërkohë qytetarët do të pranojnë faturat e energjisë elektrike me tarifa të reja që nga muaji prill. Ditë më parë është konfirmuar se KESCO ka kërkuar një shtrenjtim të rrymës prej 21 për qind, një ndër arsyetimet e tyre ishte edhe rritja e pagës minimale fillimisht prej 425 euro e më pas 500 euro.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

 

 

 

 

 

Më Shumë

Operacioni antidrogë në Prizren, disa lokacione u kontrolluan dhe përveç arrestimeve u sekuestruan substanca narkotike, para dhe armë

Si vazhdimësi e hetimeve të një rasti të mëhershëm, Njësia e antidrogës në Prizren me mbështetje edhe te njësive tjera policore me datë 29.01.2026,...

Manipulimi me vota/ Një muaj paraburgim edhe për pesë të dyshuar në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar të premten masën e paraburgimit prej një muaji për pesë persona të dyshuar për manipulime me vota në...

Lajmet e Fundit