Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’ia dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare. Ajo kishte kërkuar ndihmë për të financuar operacionin, i cili kushton 60 mijë euro, shumë që u mblodh brenda dy ditësh.
Lajmin e mirë ajo ia kumtoi vajzës së saj përmes telefonit.
Së shpejti, Mervete Krasniqi do t’i bashkohet vajzës së saj, Fatlume Shalës, e cila ndodhet në Turqi dhe ka nevojë për transplantim të mëlçisë. Organin jetik do t’ia dhurojë nëna e saj.
“Gjithçka e bëj për fëmijët e mi”, ka deklaruar Mervete Krasniqi.
Ky është operacioni i dytë i transplantimit të mëlçisë për vajzën 22-vjeçare.
“Para tetë vitesh mëlçinë ia kishte dhuruar vëllai i saj, ndërsa tani mjekët kanë thënë se vetëm e imja ka mundësi t’i përshtatet. Kjo gjendje ka ardhur si pasojë e përdorimit të ilaçeve pa terapi, pasi nuk ka pasur mundësi të shkojë çdo gjashtë muaj në Turqi për kontrolle”, ka shtuar ajo.
Shuma e kërkuar për operacionin ishte 60 mijë euro dhe u sigurua brenda dy ditësh falë ndihmës së qytetarëve. Tashmë, ajo kërkon mbështetje financiare për kontrollet e ardhshme.
“Jam befasuar se sa shpejt u mblodhën paratë. I falënderoj shumë të gjithë. Tani ajo që na duhet është të mund t’i vazhdojmë kontrollet”, thotë Krasniqi.
Ndihma erdhi nga shumë qytetarë, ndërsa një ordinancë fizioterapie në Komunën e Malishevës ka vendosur që fitimin e së shtunës t’ia dhurojë Fatlumes.
“Kemi shprehur dëshirën për ta ndihmuar dhe kjo është pritur shumë mirë edhe nga pacientët”, kanë deklaruar nga ordinanca.
Xhirollogaria e hapur për ndihmë financiare për 22-vjeçaren vazhdon të jetë aktive. /T7
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren