2.2 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Zafir Berisha uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Liria nuk guxon të negociohet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.

Në mesazhin e tij, ai ka theksuar se 17 shkurti i vitit 2008 shënon realizimin e ëndrrës shekullore dhe sakrificës së shumë gjeneratave për liri e pavarësi.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“17.02.2008 u realizua ëndrra shekullore dhe sakrifica sublime e shumë gjeneratave për liri e pavarësi në Kosovë. Kjo ditë nuk erdhi si dhuratë, ajo u pagua me gjak, me burgje, me dhimbje dhe me qëndresë heroike”, ka deklaruar Berisha.

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Sipas tij, liria e Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e brezave dhe mbi luftën e drejtë të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), duke shtuar se ajo nuk duhet të nëpërkëmbet, të negociohet apo të tjetërsohet.

Berisha ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë, duke i cilësuar ata si “arkitektë të lirisë”.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Hashimi, Jakupi, Kadriu dhe Rexha nuk janë të akuzuar, ata janë vetë akti i lirisë së Kosovës. Burgosja e tyre është goditje direkte ndaj UÇK-së, ndaj luftës çlirimtare dhe ndaj vetë shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, duke shënuar një nga momentet më të rëndësishme në historinë e saj moderne.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Rahoveci mposht Prishtinën, gati për “derbin e përjetësisë” ndaj Besës

Klubi i hendbollit Rahoveci ka shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Prishtinës, duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet për kreun e...

Helshani nis vizitën e parë zyrtare në QKMF të Malishevës

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Amrush Helshani, ka nisur sot vizitën e tij të parë zyrtare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare...

Lajmet e Fundit