15.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Malisheva nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së

Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Malishevë ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, ku në fokus të diskutimeve ishte organizimi i manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”, si dhe angazhimet e drejtorive komunale gjatë javës së kaluar.

Mbledhja u drejtua nga kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin edhe nënkryetari Vesel Krasniqi dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Sipas njoftimit të komunës, kryetari Kastrati theksoi rëndësinë e përmbushjes me përkushtim të detyrave institucionale, duke kërkuar angazhim maksimal në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Puna e përditshme e institucioneve duhet të jetë në funksion të interesit publik dhe në përputhje me politikat e qeverisjes komunale”, citohet të ketë thënë ai.

Në njoftim thuhet se drejtorët raportuan për aktivitetet javore, realizimet konkrete dhe planifikimet për javën në vijim, me synim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Një pjesë e veçantë e mbledhjes iu kushtua organizimit të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, që mbahet më 5, 6 dhe 7 mars, në përkujtim të qëndresës heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz.

“Ky manifestim nuk është vetëm një datë në kalendar, por një moment reflektimi dhe nderimi për sakrificën që vulosi rrugën e lirisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Hapet thirrja për aplikim për “Data Science Bootcamp”, i përkrahur nga Komuna e Prizrenit

Është hapur thirrja për aplikim për programin “Data Science Bootcamp”, i cili përkrahet nga Komuna e Prizrenit dhe synon zhvillimin e aftësive në një...

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit dhe 2831 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit