9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Së shpejti pritet finalizimi i marrëveshjes

Thaci7-03Kryeministri Hashim Thaçi, pas përfundimit të dialogut në Bruksel, ka thënë se me kryeministrin serb kanë diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, sidomos në fushën e drejtësisë për pjesën e veriut.
Ai ka treguar se ka përafrim të qëndrimeve dhe shumë shpejt pritet të ketë marrëveshje. “Qëllim i këtij takimi dhe i atyre paraprakë në lidhje me këtë fushë, ishte integrimi dhe funksionalizimi i institucioneve të rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.

Në kuadër të dialogut janë zgjidhur çështjet e funksionimit të sistemit të drejtësisë, ligjet e aplikueshme në Kosovë, hierarkia institucionale dhe struktura e paraparë me ligj për institucionet e gjyqësorit dhe të prokurorisë.

Zgjidhjet e përafruara garantojnë funksionim modern dhe demokratik të institucioneve të drejtësisë, standarde moderne për trajtimin e çështjeve si dhe qasje të lehtë dhe të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës me theks të veçantë të atyre që jetojnë nën juridiksionin e gjykatës, respektivisht prokurorisë themelore në Mitrovicë.

Të gjitha këto tema tanimë janë debatuar sot dhe pritet finalizimi i marrëveshjes pas disa ditësh”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social “Facebook”.

Më Shumë

Drini i Bardhë udhëton në Kaçanik për sfidën ndaj Lepencit

Drini i Bardhë do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kampionat, ku në transfertë përballet me Lepencit. Takimi do të luhet më 18 prill 2026,...

Tragjedia në Malishevë: Përcillen në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha

Tre anëtarë të familjes Berisha nga fshati Gurbardh janë përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit...

Lajmet e Fundit