Sot u bë hapja zyrtare e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Nazim Kokollari – Budakova” në lagjen “Dardania” të Prizrenit, një investim i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i realizuar në bashkëpunim me institucionet vendore dhe qendrore.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale, nxënës, mësimdhënës dhe prindër.

Kryetari Totaj theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e kushteve të arsimit në Prizren, ndërsa ambasadori Orav e cilësoi projektin si një shembull të mirë të mbështetjes së BE-së për arsimin dhe zhvillimin lokal. Ministri Çeku e vlerësoi ndërtimin e shkollës si një veprim të rëndësishëm për komunitetin dhe apeloi për angazhim të përbashkët në reformat arsimore.
Drejtoresha e shkollës, Belkize Hoxha, falënderoi donatorët dhe institucionet për mbështetjen dhe krijimin e kushteve më cilësore për nxënësit. Ceremonia përfundoi me një program artistik të përgatitur nga nxënësit.
Shkolla ka filluar të funksionojë që nga fillimi i këtij viti shkollor, ndërsa ceremonia e sotme shënon hapjen zyrtare të saj.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
