Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar nga drejtësia është dorëzuar në polici dhe më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg.
“Më 9 mars 2026, pas një pune intensive nga njësiti policor i urdhëresave të Stacionit Policor në Prizren, është realizuar urdhër-arresti ndaj të dënuarit M.V., 56 vjeçar nga Samadraxha e Suharekës, me banim në Prizren”.
“Pas shumë përpjekjeve për lokalizimin e tij, i dënuari është vetëdorëzuar në polici, ku më pas është shoqëruar dhe dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali – Prishtinë, për vuajtjen e dënimit”, njofton policia.
“Pas shumë kërkimeve për ta arrestuar, i dënuari është vetëdorëzuar në polici, ku më pas është shoqëruar dhe dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali – Prishtinë, për vuajtjen e dënimit me burg”.
I njëjti ishte në kërkim dhe ishte dënuar gjithsej me 5 vite e 500 ditë burg efektiv, në bazë të disa vendimeve të plotfuqishme të Gjykatës Themelore në Prizren, duke iu llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.
I arrestuari ishte dënuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./ PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
