Anëtarja e Këshillit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës – dega në Prizren (KDTP), Sevilay Igci-Hapçi, është zgjedhur kryesuese e Komitetit për Komunitete në këtë komunë.
Lajmi është bërë i ditur nga KDTP, të cilët me këtë rast, i kanë uruar suksese kryesueses së sapo emëruar në detyrën e saj të re.
Në një postim në Facebook, Igçi-Hapçi ka falënderuar anëtarët e Kuvendit dhe përfaqësuesit e komuniteteve për mbështetjen, si dhe është zotuar që do ta ushtrojë këtë detyrë me përgjegjësi për krijimin e kushteve më të mira për të gjitha komunitetet e Prizrenit.
“I falënderoj nga zemra të gjithë anëtarët e Kuvendit dhe përfaqësuesit e komuniteteve që më mbështetën për zgjedhjen time si Kryesuse e Komitetit për Komunitete. Dëshiroj të theksoj se këtë detyrë do ta ushtroj me përgjegjësi për të gjitha komunitetet tona. Së bashku do të vazhdojmë punën për Prizrenin tonë. Ju faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan kryesuesja Igci-Hapçi.
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
