8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Sëpata 8,000-vjeçare e Neolitit ruhet në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit

Në Muzeun Arkeologjik të Rajonit të Prizrenit ruhet një nga artefaktet më të vjetra dhe më të çmuara të trashëgimisë kulturore: një sëpatë guri që daton nga periudha e Neolitit (mileniumet VII–VI p.K.), e cila i përket Kulturës së Starçevos.

Sipas Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren (QRTK), ky artefakt i rrallë “me ngjyrë të zezë dhe sipërfaqe të lëmuar, dëshmon mjeshtërinë e banorëve të hershëm të kësaj treve dhe na kthen rreth 8,000 vite pas në kohë”.

Sëpata me formë trapezoidale është zbuluar rastësisht në Rahovec dhe është dhuruar në muze në vitin 1975 nga qytetari Hasan Kollari.

“Sot, me një bisht të riprodhuar për të treguar formën autentike të përdorimit, ajo qëndron si një pikëtakim mes shkencës arkeologjike dhe trashëgimisë sonë të përbashkët shpirtërore e historike”, njofton QRTK Prizren.

QRTK Prizren fton qytetarët dhe vizitorët që të vizitojnë Muzeun Arkeologjik në rrugën “Saraçët” në Prizren, për të parë nga afër këtë dëshmi të rëndësishme të historisë së hershme njerëzore në rajon./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Ismet Munishi ‘braktis’ studiot: Kosovë–Turqi shijohet me zemër, jo me mikrofon

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka reaguar me një postim emocional në prag të ndeshjes Kosovë – Turqi, duke bërë të ditur...

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe...

Lajmet e Fundit