Sot në Suharekë u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026, ku u trajtuan çështje që lidhen me sigurinë e përgjithshme dhe mirëqenien e qytetarëve.
Sipas njoftimit të komunës, në fokus të diskutimeve ishin vlerësimi i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës, vetëdijesimi i nxënësve për rrezikun nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera nga lufta, identifikimi i hapësirave publike ku cenohet lëvizja e lirë e qytetarëve, si dhe menaxhimi i qenve endacakë.
Nga mbledhja u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërinstitucional në funksion të rritjes së sigurisë publike.

“Është me rëndësi që të vazhdojmë angazhimin e përbashkët për përmirësimin e sigurisë në komunë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë vetëdijesimit të nxënësve për rreziqet nga mjetet e pashpërthyera”, u theksua në gjatë takimit, raporton PrizrenPress.
Po ashtu, u vlerësua si e domosdoshme identifikimi dhe adresimi i hapësirave problematike publike.
“Duhet të identifikohen dhe trajtohen hapësirat ku cenohet lëvizja e lirë e qytetarëve, në mënyrë që të garantohet siguri më e madhe në terren”, u tha në mbledhje.
Në përfundim, u diskutua edhe çështja e qenve endacakë, ku u kërkua ndërmarrja e masave konkrete për menaxhimin e tyre.
“Trajtimi i qenve endacakë mbetet një nga prioritetet, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve”, u theksua ndër të tjera në njoftim./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
