Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2030.
Sipas njoftimit të komunës, gjatë takimit janë diskutuar prioritetet kryesore, sfidat aktuale dhe mundësitë për zhvillim ekonomik në komunë, me synim hartimin e një dokumenti gjithëpërfshirës dhe afatgjatë që do të shërbejë si bazë për politikat e zhvillimit ekonomik lokal.

“Sot u mbajt takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal në Komunën e Rahovecit për periudhën 2026–2030”, thuhet në njoftim.
Komuna ka bërë të ditur se procesi do të vazhdojë me takime të tjera dhe konsultime të zgjeruara, me qëllim përfshirjen e të gjitha palëve të interesit dhe sigurimin e një strategjie sa më gjithëpërfshirëse./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
