11.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

11 Artiste shqiptare në ekspozitën “Të drejtat e Gruas”

Ekspozita-Te drejtat e GruasNë galerinë e departamentit të universiteteve të arteve të bukura në Stamboll u hap ekspozita ndërkombëtare me temën “Të drejtat e gruas”

Në ekspozitë morën pjesë gjithsej 80 artiste të gjitha femra, nga Turqia , Shqipëria, Argjentina, Kosova, Maqedonia, Anglia, Greqia, Kolumbia, Uruguai, Spanja dhe Siria.

Në këtë ekspozitë morën pjesë 11 artiste shqiptare. Nga Kosova: Bardha Buza, Adriana Marku, Emine Krasniqi, Die Bllaca, Dafina Hajra, Drita Suka dhe Besarta Fetiu, nga Shqipëria: Marjana Goxhabelliu, Lori Lako dhe Glorinda Boba, nga Maqedonia” Alma Idrizi.

Ekspozita u organizua nën përkujdesjen kuratorial të Artistes nga Argjentina ideator e projektit Zonja Alejandra Adorno Menduina, artisti Kani Kaja nga Turqia dhe artisti Refki Gollopeni nga Kosova.

Në ekspozitë morën pjesë përfaqësues artistë nga elita e Stambollit, përfaqësues diplomatik nga Spanja dhe Argjentina dhe të tjerë.

Ekspozita së pari u mbajt në Kolumbia, në Uruguai, Argjentinë dhe së fundi në Turqi.

Rrugëtimi i ekspozitës do të vazhdoi edhe ne Kosovë që hapja do të behet me 8 mars 2014 me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas pastaj do të udhëtoi në Shqipëri, Maqedoni, Itali dhe Spanjë.

Më Shumë

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Nga Zamira Bytyqi Dje, në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u pa një organizim i madh me bandën ushtarake turke “Mehteran”, me uniforma osmane,...

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Lajmet e Fundit