Malisheva do të jetë nikoqire e Ballkanit në kuadër të javës së 29-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, në një përballje me peshë të madhe për të dy skuadrat.
Kjo ndeshje shënon edhe debutimin e trajnerit të ri të Malishevës, Bylbyl Sokoli, i njohur si “Profesori”, i cili merr drejtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit, raporton PrizrenPress.

Malisheva vjen në këtë sfidë nga pozita e pestë në tabelë me 40 pikë, ndërsa Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 49 pikë dhe mbetet në garë për kreun e tabelës, duke mos pasur hapësirë për gabime në këtë fazë të kampionatit.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, me fillim nga ora 15:00, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe mbështetje e madhe nga tifozët vendas./PrizrenPress.com/
