Hapet një folezë e re për edukimin e fëmijëve në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

Në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit është hapur një folezë e re për edukimin dhe argëtimin e fëmijëve, në kuadër të përpjekjeve për zgjerimin e hapësirave të edukimit të hershëm.

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, ka bërë të ditur se kjo hapësirë synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve.

“Sot me shumë gëzim dhe krenari hapëm dyert e folezës së re të edukimit dhe argëtimit për fëmijët në lagjen e Ortakollit. Çdo ditë po kujdesemi për të krijuar hapësira të reja, ku fëmijët tanë do të rriten, mësojnë dhe luajnë me dashuri, kujdes dhe përkushtim”, ka njoftuar ajo.

Sipas saj, krijimi i hapësirave të tilla mbetet një nga prioritetet kryesore për avancimin e edukimit cilësor që në moshë të hershme./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit