14.3 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Spitali i Prizrenit pranon donacion nga kontingjenti italian i KFOR-it

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pranuar një donacion të ri nga kontingjenti italian i misionit KFOR, përmes ekipit të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC), i cili vepron nën Komandën Rajonale Perëndimore të misionit të udhëhequr nga NATO.

Sipas njoftimit të spitalit, donacioni përbëhet nga një llambë kirurgjikale, e cila pritet të kontribuojë në përmirësimin e ndjeshëm të kushteve për ndërhyrje kirurgjikale dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët, raporton PrizrenPress.

Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë Drejtori Ekzekutiv i spitalit Osman Hajdari dhe komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kolonel Federico Mora.

Drejtori Hajdari vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të kontingjentit italian, duke theksuar se ky bashkëpunim ndihmon në forcimin e kapaciteteve të spitalit dhe përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve. Ai e cilësoi donacionin si një shembull të qartë të partneritetit të suksesshëm ndërmjet institucionit shëndetësor dhe KFOR-it.

Nga ana e tij, kolonel Mora theksoi se iniciativa të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në mbështetjen e stafit mjekësor dhe në forcimin e sistemit shëndetësor në dobi të komunitetit lokal.

Ky donacion është pjesë e aktiviteteve të CIMIC që synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave ndërkombëtare dhe institucioneve lokale, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bilanc interesant i përballjeve direkte mes Bashkimit dhe Borës

Bashkimi i Prizrenit e pret sonte Borën nga kryeqyteti në kuadër të serisë gjysmëfinale të play off-it në elitën e basketbollit kosovar. Portokallinjët dhe prishtinasit...

Prizreni arrin marrëveshje në Turqi për trajnimin e infermierëve

Drejtori i Shëndetësisë, Sylejman Baxhaku, dhe Drejtori i Financave, Levent Bus, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi, ku janë dakorduar për bashkëpunim në...

Lajmet e Fundit