Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri në orën 22:00, me qëllim të përmbushjes së nevojave të qytetarëve.
“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri në orën 22:00, në funksion të përmbushjes së nevojave të qytetarëve”, ka shkruar Totaj në një postim në Facebook.
Ai ka theksuar se vendimi është marrë në prag të sezonit veror, kur pritet rritje e fluksit të pacientëve, përfshirë edhe bashkatdhetarët që vijnë për pushime.
“Ky vendim është marrë veçanërisht për ta lehtësuar qasjen në shërbime shëndetësore gjatë sezonit veror, kur rritet fluksi i pacientëve, përfshirë edhe bashkatdhetarët që qëndrojnë në vendin e tyre”, ka shtuar Totaj.
Sipas tij, zgjatja e orarit synon të ofrojë qasje më të lehtë në shërbime shëndetësore dhe të reduktojë pritjet në QKMF, sidomos në periudhat kur kërkesa për shërbime rritet.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
