Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe partive ish-opozitare, duke përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në.
Në Five” në TV Dukagjini, Rexhaj ka komentuar edhe kalimet nga LVV në LDK.

“Është e papërgjegjshme që një deputet të marrë vota nga një shtëpi e madhe politike siç është LVV-ja dhe pastaj të kthehet aty prej nga është përzënë, duke pretenduar se atje e ka gjetur rrugën e drejtë mbi bazën e idealeve”, ka deklaruar Rexhaj.
Zyrtari i LVV-së tha se koalicioni i LDK-së me Vjosa Osmanin është “koalicion i zorit”.
“Ky koalicion është lojë e LVV-së.”
tha se ekziston rreziku që vendi të hyjë në një cikël të përsëritur zgjedhjesh nëse nuk arrihet një rezultat i qartë politik.
Sipas Rexhajt, situata aktuale politike po krijon një ndarje mes LVV-së dhe partive të tjera ish-opozitare, të cilat sipas tij po veprojnë në një linjë të përbashkët kundër pushtetit aktual.
Ai theksoi se nëse Vetëvendosje nuk arrin përqindjen e mëparshme të votave, ekziston mundësia që Kosova të përballet sërish me zgjedhje të reja.
“Për atë po them këto zgjedhje që janë, janë zgjedhje PDK, LDK, AAK krejt këta bashkë dhe në anën tjetër LVV-ja. Pse? Se ka argument në këtë që po e them…
Pastaj po hymë në ciklin e trenit bullgar, të përsëritjes së zgjedhjeve. Nëse tash VV-ja nuk e arrin prapë për qind që e ka pasur, unë kam frikë sepse mund të shkojmë prapë drejt zgjedhjeve. Dhe ky është problemi bazik. E cila është është zgjidhja? A ka mekanizima që e detyrojnë me ardh me zor në Kuvend dhe të votoj. Nëse s’ka është vullnet politik. Ata nuk kanë vullnet politik. A është legjitime për ta çuar vendin në zgjedhje, po është. Mirëpo prapë në fund për përgjegjësinë e atyre veprimeve vendos qytetari”, ka thënë Rexhaj.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
