14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në segmentin Suharekë – Prizren. Kjo rrugë është shumë e frekuentuar, por dheu e ka mbuluar pothuajse një korsi të rrugës.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

 

Njohësi i komunikacionit, Lavdim Hamiti, thotë se pikërisht në këtë vend kanë ndodhur disa aksidente për shkak të kësaj pengese.

“Në rastet kur rrezikshmëria është e lartë, atëherë duhet që sa më shpejt të rregullohet ajo çështje. Aty kanë ndodhur disa aksidente pikërisht për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe përgjegjësinë duhet ta marrë dikush për ato aksidente. Madje ka pasur aksidente ku njerëzit e kanë humbur edhe jetën”, tha Lavdim Hamiti, njohës i komunikacionit.

Përveç aksidenteve, gjatë ditëve të fundjavës kjo shembje e dheut po shkakton edhe kolona të automjeteve, e sipas Hamitit, po të kishte vullnet institucional, kjo pengesë rrugore mund të largohej brenda 24 orëve.

“Nga dy shirita po ngushtohet në një shirit rruga, dhe çdo ngushtim rruge, sidomos në autoudhë, sjell rrezik shumë të lartë. Është shumë e lehtë që të largohet ai dhe dhe të lirohet për qarkullimin e veturave, deri sa të bëhet një zgjidhje që dheu mos të ketë rrëshqitje”, vazhdoi Hamiti.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Autostrada “Ibrahim Rugova” është nën përkujdesjen e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa zyrtarët e saj, përmes një përgjigjeje me shkrim, kanë thënë se procedura e prokurimit lidhur me kontratën për trajtimin e pjerrtësive të autostradës aktualisht ndodhet në shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe se janë të obliguar të veprojnë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe të respektojnë afatet e parapara.

Po ashtu, në përgjigjen e tyre thuhet se gjatë kësaj kohe, kur kontrata është e pezulluar, largimi i dheut dhe intervenimet e nevojshme do të bëhen përmes kontratave të mirëmbajtjes që janë nënshkruar së fundmi.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Spitali Rajonal i Prizrenit pajiset me aparat të ri, donacion nga Komuna

Spitali Rajonal i Prizrenit “Prim. dr. Daut Mustafa” është pajisur me një aparat të ri mjekësor “Ergometri”, donacion nga Komuna e Prizrenit, me qëllim...

Lajmet e Fundit