19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Bogujevci inspekton punimet restauruese në ish-Kazermën e Prizrenit

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi, kanë vizituar objektin e trashëgimisë kulturore “Ish-Kazerma e qytetit” në Prizren, ku po zhvillohen punime restauruese që tashmë kanë hyrë në fazën përmbyllëse.

Gjatë vizitës, ato panë nga afër ecurinë e punimeve në këtë aset me rëndësi historike, i cili po rikthehet gradualisht në funksion të kujtesës institucionale dhe trashëgimisë kulturore, raporton PrizrenPress. Projekti parasheh shndërrimin e objektit në hapësirë funksionale për Arkivin ndër-komunal të Prizrenit.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe ripërdorimit të objekteve historike.

“Ky investim mbi 500 mijë euro po e transformon një aset të rëndësishëm të qytetit në hapësirë funksionale për Arkivin ndër-komunal të Prizrenit. Ruajtja dhe ripërdorimi i objekteve me vlerë historike është mënyra më e mirë për t’i kthyer ato në shërbim të komunitetit dhe brezave që vijnë”, ka deklaruar ajo.

Punimet restauruese janë pjesë e angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe funksionalizimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në Prizren./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Drini, si dhe dëshmorët...

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

Lajmet e Fundit