Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren.

Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është lënduar në shtëpinë e tij. Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Siç raportoi Sinjali, viktima është Veli Kelmendi, i cili sipas familjarëve ishte person me lëvizje të kufizuara.

Sipas informatave fillestare, familja kishte improvizuar një lift për ta ndihmuar atë të lëvizte brenda shtëpisë.

Por gjatë përdorimit, lifti dyshohet se është këputur, duke bërë që i moshuari të pësojë lëndime të rënda.

Fillimisht, nga Spitali Rajonal në Prizren ishte raportuar se gjendja e tij nuk paraqiste rrezik për jetën, mirëpo situata është përkeqësuar brenda pak orësh.

Rreth orës 12:55, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e 79-vjeçarit.

E, familjarët kanë njoftuar se lamtumira e fundit 79-vjeçarit do t’i jepet nesër me drekë në ora 13:00.

 

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me prezantimin e rikonceptimit të ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, mbrëmë u shënua 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve, përmes një ngjarjeje kulturore...

Lajmet e Fundit