Kryetari i Degës së Aleancës në Prizren dhe kandidat për deputet, Sejdi Bellanica, së bashku me kandidatët për deputet dhe anëtarë të kryesisë, kanë vizituar organizatat e dala nga lufta të UÇK-së në Prizren (OVL-UÇK).
Gjatë vizitës, delegacioni i Aleancës është pritur nga kryetari Isa Berisha, ndërsa është diskutuar për problemet dhe sfidat me të cilat përballen këto kategori.
“Sot kryetari i Degës së Aleancës në Prizren njëherit kandidat për deputet, z. Sejdi Bellanica, i shoqëruar nga kandidatët për deputet z. Agim Muçaj, z. Bujar Ukimeraj, z. Abdylnaser Sefa dhe anëtarë të kryesisë, qëndruan për vizitë tek organizatat e dalura nga lufta OVL – Prizren”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Aleanca ka ritheksuar përkushtimin për mbështetjen e kësaj kategorie.
“Aleanca duke qenë mirënjohëse gjithmonë për veprat e mëdha të luftëtarëve të lirisë, u zotua që do të jetë gjithmonë krah e mbështetje për ata që nuk kursyen asgjë për krijimin e shtetit dhe zhvillimin e shoqërisë sonë. Siguri, Energji, Zhvillim!”, thuhet më tej./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
