Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti të rrëmbejë çmimin e madh, dy dekada pas rikthimit të këtij festivali të rëndësishëm.
Me një kombinim të votave 60 % të jurisë profesionale dhe 40 % asaj digjitale këngëtarja fituese Arsi Bako grumbulloi 260 pikë dhe shkon automatikisht në Festivalin e Këngës në RTSH, në fund të vitit.
Në vend të dytë u rendit Herva Novaku me këngën “Zemër në dy hap” me 242 pikë, ndërsa në vend të tretë Jet me “Në derë do t’i qaj” me 174 pikë.

Ky rikthim i Festivalit të Pranverës solli në Teatrin e Operas dhe Baletit një festë të madhe muzikore, ku u ndërthurën gara, nostalgjia dhe rikthimi i emrave të mëdhenj të skenës shqiptare.
Mbrëmja e sotme risolli emocionet e munguara, gërshetuar me nostalgji dhe freskinë e të rinjve konkurrentë. Emra që lanë gjurmë dhe kanë shkruar historinë e Festivaleve të Pranverës, si Aleksandër Gjoka, Frederik Ndoci, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa, Jonida Maliqi, Dashnor Diko, Adhurim Demiri dhe Renis Gjoka interpretuan hite që u kënduan në kor edhe nga publiku.
Rijetësimi i një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës në vend, erdhi nën regjinë e Ermal Becit, kuruar në detaje nën skenografinë e Albi Çifligut, qëndisur në çdo fjalë me skenar të Genc Salihut.
Dyshja e moderatorëve, këngëtarja Bleona Qereti dhe aktori Nik Xhelilaj, me kiminë e pamatë të tyre bënë për vete të gjithë publikun. Ndërsa interpretimi në skenë i këngëtares Bleona Qerreti emocionoi publikun në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit mbushur plot. Ky Festival premton rikthim vitin e ardhshëm, për t’i sjellë kryeqytetit hijeshi muzikore./rtsh.al/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
