Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e Shtëpisë Muze në Krushë të Madhe.
Sipas Kurtit, ekspozita, e përgatitur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur me përkrahjen e Muzeut Kombëtar të Kosovës, sjell një formë bashkëkohore të rrëfimit dhe kujtesës për jetën, veprën dhe trashëgiminë e profesorit Ukshin Hoti.

Ai theksoi se ekspozita ndërlidh vendlindjen e Hotit me rrugëtimin e tij jetësor, angazhimin politik e intelektual, si dhe hapësirat ku sot nderohet emri dhe vepra e tij.
“Prof. Ukshin Hoti nuk kufizohet në një vend fizik a periudhë të caktuar kohore, por shtrihet kudo ku jetojnë mendimi, vepra dhe ideali i tij për liri”, ka deklaruar Kurti.

Në fund, ai ka shprehur respektin për figurën e Ukshin Hotit me mesazhin: “Lavdi jetës dhe veprës së Prof. Ukshin Hotit!”./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
