Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror, për shkak të rritjes së rrezikut për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve në hapësira të hapura, malore dhe fushore.
“Qytetarë të nderuar, tashmë jemi në sezonin e verës, që karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Nga komuna është theksuar se qëllimi i këtij apeli është mbrojtja e jetës së qytetarëve, pronës, kafshëve dhe ambientit, duke kërkuar kujdes dhe vigjilencë nga të gjithë.
“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit”, thuhet më tej.

Qytetarët janë udhëzuar që në rast rreziku të kontaktojnë institucionet emergjente përkatëse: numrin unik 112, zjarrfikësit në 193, Policinë e Kosovës në 192 dhe Ndihmën e Shpejtë në 194.
“ZJARR-VËNIET E QËLLIMTA, SI DHE ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA, JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ”, theksohet në fund të apelit./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
