Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.
Sipas tij, vlerësimi është dhënë nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin në shërbimin civil.

“Mirënjohje për zyrtarin tonë të IT Qlirim Gega nga Komuna e Suharekës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil. Në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë në shërbimin civil, nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike. Suksese dhe punë të mbarë”, ka njoftuar Muharremaj./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

