Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi janë paraparë të marrin pjesë 19,514 nxënës, të shpërndarë në 152 qendra testimi në mbarë vendin.

Sipas njoftimit, testimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Mbarëvajtja e tij do të mbikëqyret nga 1,360 administrues, si edhe nga 750 kryetarë dhe anëtarë komisionesh.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se të gjithë maturantët duhet të paraqiten në qendrat përkatëse më së largu deri në orën 09:00, në mënyrë që procedurat e identifikimit dhe vendosjes në sallat e testimit të kryhen me kohë.

Ky test do të mbahet brenda një dite të vetme për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët. Ai përfshin 100 kërkesa gjithsej, me nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët: gjuhën amtare, gjuhën angleze, matematikën dhe një lëndë zgjedhore që zgjidhet nga vetë kandidati/ja.

Po ashtu, Ministria rikujton se gjatë testimit është rreptësisht e ndaluar mbajtja e telefonave mobilë dhe e çdo pajisjeje tjetër elektronike. Çdo kandidat/e që konstatohet me telefon apo pajisje tjetër elektronike do të përjashtohet menjëherë nga testi, pavarësisht nëse ajo pajisje është përdorur ose jo.

Në njoftim thuhet edhe se Qendra për Vlerësim i ka përmbyllur të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e suksesshme të testit, ndërsa administruesit dhe anëtarët e komisioneve janë trajnuar dhe janë pajisur me udhëzimet përkatëse. Për informata të detajuara, udhëzime dhe rregulla për kandidatët, vizitoni: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/informata-udhezime-dhe-rregulla-per-kandidatetmaturantet-per-provimin-e-matures-shteterore-2026

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit