Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Ai thotë se  Hasani nuk mbeti jashtë Kuvendit për mungesë votash apo mbështetjeje qytetare, por si pasojë e një kundërfushate të organizuar brenda elektoratit të PDK-së, veçanërisht në Prizren.

“Naiti nuk mbeti jashtë Kuvendit për mungesë votash apo mbështetjeje qytetare. Ai mbeti jashtë për shkak të kundërfushatës së organizuar brenda elektoratit të PDK, veçanërisht në Prizren, ku energji të tëra u shpenzuan jo për të fituar më shumë vota për partinë, por për të penguar kandidatë të caktuar”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, mungesa e Nait Hasanit do të ndihet në Kuvend, duke e cilësuar atë si një nga figurat me biografi dhe sakrificë të veçantë për Kosovën.

 

“Kjo legjislaturë do ta ndiejë mungesën e Nait Hasanit dhe të njerëzve me biografi e sakrificë si e tija”.

“Ata që kanë sakrifikuar më së shumti për lirinë e Kosovës e kanë më të vështirë të gjejnë mbështetje brenda shtëpisë së tyre politike sesa te kundërshtarët”./ PrizrenPress.com

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit