Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme.
Në njoftimin e klubit thuhet se ky vendim është pjesë e projektit të ri të ndërtuar mbi stabilitet, besim dhe një vizion afatgjatë.

“Ky është një nga hapat e parë në vazhdimin e rrugëtimit të ri të klubit, i ndërtuar mbi stabilitet, besim dhe një vizion afatgjatë. Besimi i klubit në punën, përvojën dhe profesionalizmin e trajnerit mbetet i palëkundur”, thuhet në njoftimin e FC Lirisë.
Klubi tregon se synimi është ndërtimi i një skuadre konkurruese, me identitet të qartë dhe ambicie të mëdha, për ta rikthyer FC Lirinë në vendin që i takon.
FC Liria i uron suksese trajnerit Ismet Munishi, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi i vazhdueshëm do të sjellë rezultate që do t’i gëzojnë tifozët bardhezi.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
