LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi të përgjithshëm zgjedhor në të gjitha nivelet organizative, duke filluar nga nëndegët e deri te kryetari i partisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Rahovec, në mbledhjen e mbajtur më 26.06.2026, ndër të tjera e analizoi rezultatin zgjedhor në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, si në Komunën e Rahovecit, ashtu edhe në nivel të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM REBIDENCE ?? Me SHUME SE BANIM Ne stiljetese +38349456999 +383 49 456 999 www.abiplatinum.com"

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec, njoftom se me unanimitet të anëtarëve prezentë të Kryesisë së Degës, vendos që duke marrë përgjegjësinë për këtë rezultat zgjedhor, Lidhja Demokratike e Kosovës duhet t’i hyjë procesit të përgjithshëm zgjedhor, nga nëndegët deri tek Kryetari i LDK-së.

“Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, pritjet e Degës dhe aktivistëve ishin për një rezultat më të mirë të LDK-së. Duke pasur parasysh rezultatin zgjedhor të dobët në përgjithësi dhe në veçanti në Rahovec, Dega e LDK-së në Rahovec vlerëson si të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet. Vetëm përmes këtij procesi të tillë gjithëpërfshirës, statutar dhe transparent do të garantohej një LDK e fortë”, thuhet në njoftimin e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BRENTONI BRUNG -HOME- BRUNOAIR Freski në ditët e nxehta! +383 48 328 260 +383 48 433 200 +383 43 661 551 5 garancion vite ? VISA Paguaj me Star PaguajmeStarCard Card deri ne ë1 12 këste"

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit