Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të ri të klubit me fokus te lojtarët vendorë.

Pireci, i njohur për shpirtin luftarak dhe angazhimin në fushë, rikthehet në një moment të rëndësishëm për klubin, i cili po kalon në një fazë riorganizimi dhe ndërtimi të skuadrës mbi bazën e futbollistëve nga qyteti.

Në njoftimin e klubit theksohet se ky rikthim është pjesë e vizionit për një ekip më të fortë dhe më të lidhur me identitetin lokal.

“Synimi ynë është t’i rikthejmë sa më shumë lojtarët prizrenas në klub dhe t’i kombinojmë ata me talentet e rinj të qytetit”, thuhet në njoftim.

FC Prizreni synon që me këtë qasje të krijojë një skuadër me frymë bashkimi, disiplinë dhe përkushtim ndaj fanellës, duke ndërtuar një bazë të qëndrueshme për të ardhmen./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit