KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm.
Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij, duke theksuar rëndësinë që ai ka në skuadër.

“Mesfushori ynë, një nga lojtarët kyç të ekipit, ka dëshmuar vazhdimisht cilësi, karakter dhe përkushtim, duke qenë një nga shtyllat kryesore të suksesit të klubit. Me paraqitjet dhe kontributin e tij vendimtar, Driloni do të vazhdojë të jetë një forcë e rëndësishme në mesin e fushës edhe në sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit.
Me këtë rinovim, Drini i Bardhë synon vazhdimësi dhe stabilitet në repartin e mesfushës për objektivat e sezonit të ri./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
