Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e ardhshëm.

Thaqi, një nga futbollistët me më shumë përvojë në skuadër, do të vazhdojë të jetë pjesë e repartit defensiv, ku ka dhënë kontribut të rëndësishëm me paraqitjet e tij.

“Një mbrojtës me përvojë të madhe, qetësi dhe qëndrueshmëri në lojë, Ragipi ka qenë një nga shtyllat kryesore të repartit defensiv. Me sigurinë, disiplinën taktike dhe eksperiencën e tij, ai i jep ekipit stabilitet në prapavijë dhe është një shembull për bashkëlojtarët brenda dhe jashtë fushës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Me vazhdimin e bashkëpunimit me Ragip Thaqin, Drini i Bardhë ruan një tjetër futbollist me përvojë në përbërje, duke vijuar ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit