Drejt përfundimit restaurimi i “Kazermës së Vjetër” në Prizren, do të shndërrohet në Arkiv Ndërkomunal

Restaurimi i objektit historik “Kazerma e Vjetër” në Prizren po i afrohet përfundimit, ndërsa aktualisht po punohet në detajet e fundit para funksionalizimit të tij si Arkiv Ndërkomunal i Prizrenit.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila theksoi se projekti përfaqëson një investim prej mbi 500 mijë eurosh, të dedikuar për ruajtjen dhe rivitalizimin e trashëgimisë kulturore.

Sipas saj, restaurimi i këtij objekti historik është pjesë e angazhimit për mbrojtjen dhe funksionalizimin e aseteve të trashëgimisë kulturore, duke i dhënë ndërtesës një rol të ri në shërbim të ruajtjes së dokumentacionit arkivor.

“Kazermës së Vjetër” do t’i jepet një funksion i ri si Arkiv Ndërkomunal i Prizrenit, duke kombinuar ruajtjen e vlerave historike të objektit me nevojat institucionale për mbrojtjen e materialeve arkivore.

Ky projekt konsiderohet një hap i rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe në krijimin e kushteve më të mira për administrimin e fondit arkivor në rajonin e Prizrenit.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Lajmet e Fundit