Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të Ushtria Çlirimtare e Kosovës për rajonin e Prizrenit, veteran i luftës dhe veprimtar i përkushtuar.
Në telegramin e tij të ngushëllimit, Totaj ka vlerësuar kontributin e Shoshajt në luftën çlirimtare dhe në jetën institucionale të Komunës së Prizrenit, ku ai shërbeu për shumë vite si bashkëpunëtor.

“Elbasani ishte një nga themeluesit e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Prizrenit, veteran i luftës, veprimtar e patriot i përkushtuar, i cili jetën ia kushtoi lirisë dhe atdheut. Përveç kontributit të tij në luftë, ai shërbeu me përkushtim për shumë vite edhe si bashkëpunëtor i Komunës së Prizrenit, duke lënë gjurmë me profesionalizmin, korrektësinë dhe respektin që gëzonte te kolegët e qytetarët”, thuhet në telegram.
Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shoshaj, bashkëluftëtarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur e vlerësuar.
“Kujtimi dhe vepra e Elbasan Shoshajt do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë dhe e mirënjohjes sonë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, thuhet më tej në telegramin e ngushëllimit./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
