Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka.
Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi me vdekjen e djalit të tyre 26 vjeçar nga fshati Maqitëve.
E gjithë kjo pasi stuhia e rrufetë që nisën goditën për vdekje të riun e këtij fshati.
Por ai nuk ishte i vetëm këtu.
“Ata djemtë për fat të keq kanë qenë në pyll, me babë kanë qenë dhe me gjithë vëlla, aty i ka nxënë shiu, ka qenë një shi shumë i madh edhe papritmas vetëtima ka gjuajt edhe e ka rrok atë djalin. Poashtu edhe babën edhe vëllaun ka pak i ka lëndu por jo në atë gjendje, por djalin e ka myt në vend”, deklaroi Urim Ndrecaj, bashkëfshatar.
Ai së bashku me bashkëfshatarët e tjerë mesditën e së enjtes u angazhuan që të ndihmonin familjen në përfundimin e ceremonisë mortore.
Bashkëfshatarët iu dolën në ndihmë edhe në ditën kritike.
“Kanë ardh Policia, ndihma e shpejtë deri ku kanë mujt me u fut atje. Ka qenë zona jo edhe mirë për policinë disa bashkëfshatar tonë janë shku edhe i kanë terhek prej atyhit edhe i kanë vendos në ambulancë.I kanë shtëpiat këtu, por frikë kanë dalë në Prizren që një vjet e gjysmë. Ai djali që është i mytur është i martum që një vjet”, zbulon Ndrecaj.
Vdekjen e 26 vjeçarit në vend të ngjarjes e konstatuan mjekët nga Emergjenca e qytetit.
“Gjendja e dy të lënduarve që kanë shpëtuar për fatin e mirë, nuk kanë pas plagë fizike shumë sidomos babën kam pas mundësi më kontrollu më lehtë me ekzaminua, plagë fizike nuk ka pasur parametrat i ka pas mirë . Pacientin tjetër nuk kemi mundur me ekzaminu as me bisedu për shkak të gjendës momentale që e ka pas”, ka thënë mjeku kujdestar, Edlir Ahmetaj.
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Rruga deri në vend ngjarje nuk ishte e aspak e lehtë për Emergjencën dhe Policinë.
Për rastin ka folur edhe Safet Hoxha, nga Policia e Suharkës.
“Terreni ka qenë i thyeshëm dhe shumë larg qasjes së rrugës, kështu që i ndjeri tashmë ka qenë bashkë me vellaun dhe babën e tij, dhe baba dhe vëllau e kanë bartur reth 1km deri tek një veturë private pastaj e kanë sjellë deri tek Emergjenca, ku njësit e emergjencës e kanë konstatuar sie i njëjti është i vdekur”, deklaroi ai.
Sipas komandatit të Policisë në Suharekë, Safet Hoxha, viktima ishte larg disa metra nga vëllain dhe babanë.
“Sipas informacioneve që kemi marrë nga ata që e kanë shpëtuar ai ka qenë 5 metra prej këtyre duke ecë bashkë. Kur e ka goditur rrufeja atij i janë shkaktu plagë shumë të mëdha kurse babait të tij ja ka djegë pak pantallonat por nuk kanë pasë plagë të dukshme”, përfundoi Hoxha.
26 vjeçari u varros të enjten në fshatin Maqitevë në orën 17:00.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
