55 vjet nga vdekja e Jim Morrison, zërit legjendar të The Doors

Sot shënohen 55 vjet nga vdekja e Jim Morrison, kantautorit, poetit dhe vokalistit legjendar të grupit rock The Doors, i cili konsiderohet një nga figurat më ikonike në historinë e muzikës. Morrison ndërroi jetë më 3 korrik 1971, në moshën 27-vjeçare, në Paris të Francës, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike.

I lindur më 8 dhjetor 1943, Morrison u bë i njohur për zërin e tij karakteristik, tekstet poetike dhe performancat e fuqishme në skenë. Së bashku me The Doors, ai solli hite që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot, si Light My FireRiders on the StormBreak On Through dhe The End.

Përveç muzikës, Jim Morrison ishte edhe autor i disa përmbledhjeve poetike dhe u mor me realizimin e projekteve filmike. Vdekja e tij në moshë të re e bëri pjesë të të ashtuquajturit “Klubi 27”, ku përfshihen artistë të njohur që humbën jetën në moshën 27-vjeçare.

Edhe pas më shumë se pesë dekadash, Morrison mbetet një nga figurat më me ndikim në historinë e muzikës rock, ndërsa varri i tij në varrezat Père Lachaise në Paris vazhdon të vizitohet nga mijëra fansa nga e gjithë bota.

Marketing

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit