18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Begaj takohet me banorët e tri fshatrave në Malishevë

begaj ne katunde te mKryetari i Malishevës,Ragip Begaj, ka takuar banorët e fshatrave të Damanekut, Bublit dhe Qupevës. Ai gjatë këtyre takimeve është njohur drejtpërdrejt me hallet dhe problemet që kanë banorët e Komunës së Malishevës.

Ai po ashtu ka kërkuar sensibilizim për problemin e etheve hemorragjike dhe për largimin mbeturinave nga ambienti.

“Unë jam në shërbimin tuaj dhe dua që së bashku të ecim përpara. Dua të punojmë së bashku, si një familje”.
Drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha, i ka njoftuar banorët për masat parandaluese që janë duke marrë institucionet vendore dhe komuna, për zvogëlimin e rrezikut nga thumbimi i rriqrave dhe ethet hemorragjike.

“Humbja e jetës së vetëm një personi, është shumë, andaj, edhe ne duhet të bëjmë kujdes ët shtuar, qoftë gjatë punës sonë në fushë, ashtu të bëjmë kujdes për fëmijët tanë. Edhe nëse thumboheni nga rriqrat, mos i largoni vet, por kërkoni ndihmë nga qendrat shëndetësore, sepse vetëm kështu mund të mbrohemi nga ethet hemorragjike”.

Nga ana tjetër, banorët e Damanekut, kanë paraqitur si nevojë emergjente për këtë fshat, pastrimin e përroskës në fshat, pasi është shumë e ndotur, pastaj rregullimin e një pjese të kanalizimit të fshatit dhe trotuarin përgjatë rrugës kryesore, deri në shkollë. Trotuari ishte nevojë edhe për banorët e Bublit dhe Qupevës, sikur edhe rregullimi i kanalizimit në disa lagje, pastaj rregullimi i disa rrugëve në lagjet e Bublit. Për këto nevoja të këtyre fshatrave, kryetari Begaj, premtoi angazhim maksimal të qeverisë komunale, për zgjidhjen e tyre./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Parashikimi i motit, temperaturat maksimale arrijnë deri 25 gradë Celsius

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.   Sipas Meteo Kosova, era do fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. Temperaturat...

Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj

  Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi...

Lajmet e Fundit