33.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Hyseni: Programi i rikualifikimit të mësimdhënësve, jocilësor

Halim HyseniEksperti i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, thotë se programi i MAShT-it për rikualifikimin dhe riaftësimin e mësimdhënësve ka qenë i nevojshëm, por jo në formën që është bërë
Eksperti i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, njëherësh drejtor në Qendrën për avancimin e performancës së sistemit arsimor, ka thënë se programi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për rikualifikimin dhe riaftësimin e mësimdhënësve ka qenë i nevojshëm, por jo në formën në të cilën është bërë – shkruan Koha Ditore.

Ai është shprehur pa rezervë ndaj këtij programi. Halimi ka thënë se rikualifikimi kështu si është duke shkuar nuk është i mirë. Sipas tij, programi nuk është aq cilësor, sa për t’i aftësuar ose përgatitur arsimtarët dhe mësuesit që të jenë në gjendje t’i përgatisin nxënësit e tyre për punë pas tri dekadave. Sipas Hysenit, zhvillimi profesional duhet të nxitet ne dy mënyra. E para, aspekti material, që nënkupton paga më të larta dhe e dyta, avancimi në karrierë, që, sipas tij, duhet të bëhet në bazë të rezultateve dhe performancës së arritur në punë. Ai ka thënë se edhe pagat duhet të jenë lineare, porse duhet të bëhen në bazë të performancës.

“Arsimi fillor është pjesë e sistemit të arsimit dhe ky sistem në përgjithësi është në krizë. Kjo gjendje e arsimit nuk garanton një zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë, do të thotë se gjendet në një rreth vicioz dhe tani për tani nuk dihet shtegdalja”, ka thënë Hyseni.

Më Shumë

Policia gjen municion në Prizren, sekuestron 59 fishekë të AK-47

Njësia patrulluese e kufirit në Prizren ka gjetur një sasi municioni, në afërsi të kufirit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë gjetur 59...

Ndërroi jetë veterani i UÇK-së, Afrim Malsori nga Krusha e Madhe

Sot ka ndërruar jetë Afrim Malsori nga Krusha e Madhe, një veteran i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai dha një kontribut të...

Lajmet e Fundit