12.2 C
Prizren
E enjte, 13 Mars, 2025

PK e vlerëson të suksesshme fushatën zgjedhore

Takim me strukturat 01Partia Konservatore e Kosovës ka mbajtur një takim me strukturat e saja duke u përqendruar në fushatën elektorale dhe aktivitetet e ardhshme të planifikuara deri në ditën e zgjedhjeve.

Në këtë mbledhje janë analizuar aktivitetet elektorale të deritanishme në 3 ditët e para të fushatës si dhe kryesia e partisë ka kërkuar mobilizimin e aktivistëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj si dhe ka dhënë instruksione se si të veprohet deri në përfundimin e fushatës elektorale.

“Partia Konservatore e Kosovës konsideron se fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare është duke rrjedhur në bazë të aktiviteteve të planifikuara në një atmosferë të qetë, në frymën demokratike dhe pa probleme serioze”, thuhet në komunikatën për shtyp të PK-së.
“Me formimin e shtabit zgjedhor është hartuar edhe strategjia e veprimit si dhe plani veprues gjatë fushatës elektorale. Ky shtab ka formuar edhe komisionet profesionale të cilët merren me aktivitetet e shumta organizative”

“ Në kuadër të kësaj, Partia Konservatore e Kosovës është duke mbajtur takime të vazhdueshme me strukturat partiake dhe elektoratin e saj”

“Shtabi zgjedhor i Partisë Konservatore të Kosovës në kuadër të partnerëve të koalicionit dhe shtabeve të tyre zgjedhore në mënyrë të koordinuar vepron në arritjen e fitores së përbashkët dhe qeverisjen e ardhshme të vendit”.

“Partia Konservatore e Kosovës duke u bazuar në programin partiak, bashkëpunimin me partnerët e koalicionit, misionin e ri dhe fondin për punësim angazhohet edhe për përmirësimin e politikës agroindustriale dhe zhvillimin rural si interes strategjik kombëtar dhe mundësinë për krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin simetrik ekonomik dhe uljen e deficitit tregtar, inkurajon zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha, lehtësitë doganore, stimulon politikat eksportuese sidomos në fushat ku vendi ynë ka potencial si në industrinë bujqësore, ushqimore, metalurgjike, përpunimin e drurit dhe zhvillimin e turizmit në përgjithësi”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti për sot i vranët dhe me riga shiu

Sot  të mbajë mot i vranët dhe me kushte per riga shiu. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 °C deri në 6°C. Ndërsa...

Nisi ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Bashdarhane” në Prizren

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën “Adem Jashari”, në lagjen “Bashdarhane”, në hapësirën e ish-objektit të ndërmarrjes “Liria” në...

Lajmet e Fundit