12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Top Fest 11 Best New Artist

twtwtwEmocionet bëhen më të mëdha për artistët konkurrues në “Top Fest 11”, ndërsa 8 qershori, nata e madhe e ndarjes së çmimeve po afron. Kandidaturat për çmimin “Best Male (Artisti më i mirë mashkull) janë artistët: Voltan Prodani, Gjergj Leka, Valon Shehu dhe Heldi Kraja

Voltan Prodani (S’të gjej askund): Kompromisi më i madh, një këngë me një repist.

Me një karrierë që e nisi nga vitet 1995-1996, e që është zhvilluar mes ndryshimesh të mëdha në këto 20 vite, Voltan Prodani e gjen veten në kategorinë për të cilën është dominuar. Prodani ndihet i pakërcënuar nga tregu aktual muzikor, dhe nga niveli i artistëve nga të cilët rrethohet. “Muzika është çështje shijesh, tregu lëviz ndryshe nga vlerat që unë përfaqësoj. Artistët në botë kanë një rol që e gëzojnë ndryshe nga Shqipëria”, thotë ai. Ai e ka realizuar këngën në një kohë të trazuar, duke sjellë mes tingujsh momente jo të gëzuara. Për sa u përket kompromiseve që një artist duhet të bëjë për t’i rezistuar kohës, ai shprehet se ajo çfarë ka në mendje është të realizojë një këngë me një reper të Kosovës. Kënga “S’të gjej askund” do të jetë së shpejti me një klip. Voltani ka dhënë fjalën se pas kaq shumë kohësh, do të heqë më në fund kapelën. Gjest xhentëlmenësh.

 

Gjergj Leka (Muzika e jetës sime): Muzika nuk ka qenë më e mirë në kohën time

Kantautori që është vlerësuar me shumë çmime, e ka gjetur veten ngushtë, teksa është dominuar për çmimin “Artisti më i mirë mashkull”, duke e parë si një lavd për moshën e tij. 34 vite në skenë, tashmë të kënduarit për të nuk është garë, por një pasion nga i cili nuk mund të shmanget. Leka ndihet mirë që Top Fest është një festival me talente, ose brumë siç i quan ai. “Kompozitorët e rinj të Kosovës, po shkruajnë muzikë shumë më të mirë se tanët. Të shkruash muzikë me tru, thotë Çajkovski. Aty ku talenti ka aq vend sa ka të menduarit se çfarë po bën”, thotë Leka. Duke folur për të bijën, Gjergji e ka quajtur atë më kokëshkëmb se ai, dhe se është një menaxhuese shumë e mirë e vetes. ‘Nuk ka gjini që përcakton muzikën e mirë. Ndaj mendoj se mbase ka një lloj zilie nga të tjerët (të vjetrit) kur hedhin poshtë një rrymë apo një tjetër. Janë pallavra ato që thonë kolegët e brezit te mi, se muzikën e mirë e bëjmë vetëm ne. Të jesh nihilst është gjëja më e gabuar në art’, ka vazhduar producenti. E vetmja gjë që mendon është finalja, për një interpretim sa më të mirë Live për të marrë një duartrokitje të merituar nga publiku. “Live tregon sa artist je. Arritja më e madhe e një festivali është të ketë muzikë të vërtetë. Muzikën nuk e bën ai që shet CD, por strukturat që e promovojnë dhe artisti vetë kur di të shkruajë muzikë’, ka përfunduar Leka.

 

Valon Shehu (Faji im): Pres të përsëritet çmimi i Top Fest 7

Ai është një prej zërave që është lidhur ngushtë ndër vite me Top Fest-in, dhe pse në karrierën e tij ka provuar dhe festivale të tjera. Në shtëpinë e tij ndodhet një trofe i marrë nga ky festival në edicionin e 7, si “Artisti më i Mirë Mashkull”. “Çdo vit kam ardhur ndryshe. Edhe këtë vit është një eksperiment. Më pëlqejnë gjërat e reja, duke qëndruar brenda shinave të mia”, ka thënë ai. Një prej këngëtarëve më të angazhuar në jetën e natës, Shehu është shprehur se kjo mënyrë interpretimi e ka penguar të jetë i pranishëm në vidioklipe apo të bëjë CD.

Këtë vit ai ka pasur konkurrentë edhe vëllain e tij, Viganin, dhe të fejuarën e tij, Arbëreshën, që kanë arritur të kandidohen. Me shaka ai u shpreh se në Top Fest 12 do të vijë dhe mamaja e tij.

Më Shumë

Lajmet e Fundit