22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Humbja e zgjedhjeve nuk i rrëzon liderët e partive

lideret e kosovesDorëheqja e liderëve të partive politike, në rast të humbjes së zgjedhjeve, sipas analistëve kosovarë do të ishte sinjal i vetëdijesimit të klasës politike në Kosovë. Mirëpo, sipas tyre, drejtuesit e subjekteve politike ende janë larg një vetëdije të tillë.

Analisti Fadil Lepaja, ka thënë për Telegrafin se është vështirë e besueshme që ndonjëri nga liderët e partive politike do ta lëshojë karrigen e kryetarit, në rast të humbjes së zgjedhjeve.

Sipas tij, gjasat më të mëdha janë që partitë t’i nënshtrohen zgjedhje të brendshme. Thotë se do të ketë përpjekje që të ndryshohet strukturat e partive, nga vetë anëtarët.

“Nëse PDK bie nga qeverisja në opozitë, besoj se pozita e kryetarit te saj do të rrezikohet seriozisht. Kjo mund të ndodhë edhe me LDK-në, e cila edhe ashtu është në prag të ndërrimit të gjeneratave. Edhe në PDK edhe në LDK ka një numër liderësh të rinj, të cilët do të mund të ishin konkurrues serioz, përballë liderëve të këtyre partive. Mospërfshirja në qeverisje do t’ i sillte dëme edhe liderëve të tjerë sidomos te “NISMA” dhe AAK. Pak a shumë të gjithë do të përballeshin më probleme të kësaj natyre, me përjashtim të AKR-së dhe Vetëvendosjes. Për të cilat nuk besoj se mund të kontestohet lideri as kësaj radhe”, ka thënë Lepaja.

Ndërsa, analisti Behlul Beqaj, mendon se në fund të zgjedhjeve, së paku një lider partiak, duhet të shkojë në histori. Sipas tij, më vështirë do të jetë, nëse në histori shkon lideri që thotë se e ka “bërë historinë e Kosovës”.

Ndërsa, i pyetur se a do të instalohej një standard i ri në moralin politik në Kosovë, nëse, si pasojë e humbjes së zgjedhjeve, do të jepte dorëheqje lideri i ndonjërës nga partitë politike, ai ka thënë se, “Standardi nuk është veprim i një akti, por proces i vetëdijesimit për përgjegjësinë që ka lideri, ngase askush nuk shkon pas humbësit dhe atij që praktikisht sillet në kundërshtim me deklaratat publike”.

Ndryshe, deri më tani, në praktikën e klasës politike kosovare, vetëm një herë ka ndodhur që një lider i një parti politike të japë dorëheqje nga pozita e tij. Kjo ka ndodhur në vitin 2007, kur ish – lideri i Partisë Reformiste ORA, Veton Surroi, si pasojë e humbjes së zgjedhjeve nacionale dhe moskalueshmërisë së pragut zgjedhor, pati dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit.

Më Shumë

Dy raketa hedhës me predha, granata dore – gjenden dhe konfiskohen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy personave të tjerë, si dhe...

“E futën 6 muaj në psikiatri”, Juli kujton ngjarjen aspak të këndshme të Zef Dedës!

Julian Deda gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” shpesh herë ka folur dhe ka ndarë kujtime me të atin e ndjerë, aktorin...

Lajmet e Fundit