11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Reuters: Fituesi, do përballet me gjykatën ndërkombëtare

Hashim Thaci 2Reuters shkruan se Thaçi po përpiqet të fitojë mandatin e tretë si kryeministër, por vetëbesimi që po e shfaq, po venitet nga presioni i rivalëve politikë dhe hetimet për krime lufte që kërcënojnë t’ia kapin ish shokët e tij të luftës e madje edhe aleatët më të ngushtë. “Nuk kemi asgjë për të fshehur nga miqtë dhe partnerët tanë” ka thënë Thaçi.

Agjencia e lajmeve Reuters, në një shkrim për zgjedhjet, shkruan se përveç kokëçarjeve me akuzat për krime lufte Hashim Thaçi ballafaqohet edhe me diçka tjetër. “ Popullariteti i Thaçit ka pësuar goditje pas rritjes së frustrimeve tek shqiptarët e Kosovës për shkak të korrupsionit të përhapur, nepotizmit dhe varfërisë edhe pas 6 vjetëve të qeverisjes së PDK’së.”

Në shkrimin për zgjedhjet në Kosovë, që në qendër ka Hashim Thaçi, Reuters shkruan se këto zgjedhje po zhvillohen nën hijen e akuzave për krime lufte dhe të Gjykatës, që do t’i hetojë akuzat e Dick Martyt në Kosovë për trafikim organesh.

Reuters shkruan se Thaçi po përpiqet të fitojë mandatin e tretë si kryeministër, por vetëbesimi që po e shfaq, po venitet nga presioni i rivalëve politikë dhe hetimet për krime lufte që kërcënojnë t’ia kapin ish shokët e tij të luftës e madje edhe aleatët më të ngushtë.

Sipas Reuters, kushdo që fiton të dielën vëmendja do të kthehet tek Tribunali i Bashkimit Europian që do ti gjykojë ata që janë përgjegjës për trafikim organesh të serbëve të burgosur gjatë konfliktit më 1998 -99.

Reuters ka cituar një diplomat perëndimor i cili ka thënë se të gjeturat e Taskë Forcës së BE’së do të publikohen para verës.

Ndërsa një diplomat tjetër ka thënë se ka qenë e planifikuar që ato të publikohen në fillim të qershorit ,por gjithçka është shtyrë, për të mos ndërhyrë në zgjedhje.

“Nuk kemi asgjë për të fshehur nga miqtë dhe partnerët tanë” ka thënë Thaçi.

Akuzat për tregti me organe ishin një kryelajm më 2011 pas publikimit të një raporti eksploziv të Këshillit të Europës.

Aty thuhet se Thaçi dhe katër anëtarë të lartë të PDK’së kanë qenë të involvuar në trafikim organesh që janë nxjerrë nga të burgosurit serb.

Thaçi ka thënë se Qeveria e tij e ka pranuar krijimin e Tribunalit pas një presioni nga Perëndimi.

Reuters shkruan se si katër zyrtarët e përmendur në raport janë duke garuar në zgjedhjet e së dielës, përfshirë edhe Kadri Veselin të cilën kjo agjenci gjatë një tubimi në Gjakovë e ka parë duke dalë nga një BMW xhip me ngjyrë të zezë.

Por edhe pa kokëçarjet me Tribunalin, popullariteti i Thaçit ka pësuar goditje pas rritjes së frustrimeve tek shqiptarët e Kosovës për shkak të korrupsionit të përhapur, nepotizmit dhe varfërisë edhe pas 6 vjetëve të qeverisjes së PDK’së.

Reuters shkruan se Thaçi i është kundërvënë kësaj duke rritur pagat vetëm dy muaj para zgjedhjeve për 25 përqind të sektorit publik.

Sondazhet që përgjithësisht nuk janë të besueshëm i japin një përparësi të ngushtë PDK’së përballë rivalit të saj LDK’së. Nëse PDK fiton ajo do të përballet me presion të menjëhershëm nga Perëndimi për t’i kaluar ligjet e nevojshme dhe amendamentet kushtetuese për krijimin e Tribunalit në një vend të huaj.

Më Shumë

Gjenden dy granata dore në Suharekë

Një incident ka ndodhur në Suharekë, ku një dëshmitar mashkull kosovar ka raportuar praninë e një mjeti të dyshuar shpërthyes, një granatë dore skaj...

Tayna ia bleu nënës një veturë të tipit “Range Rover”

Tayna e ka befasuar së fundmi nënën e saj me një dhuratë goxha të kushtueshme. Ajo realizoi një video në TikTok me anë të cilës...

Lajmet e Fundit