21.3 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Pajaziti: Kushtetuta na mundëson të krijojmë qeverinë me partnerët e mundshëm

ZenunPajazitiZenun Pajaziti, thotë se Kosova ka kaluar një test të rëndësishëm me zgjedhjet.

“PDK është fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe rrjedhimisht Kushtetuta i jep mundësinë të krijojë qeveri me partner tjerë të mundshëm. Tendenca për ta penguar këtë proces paraqet një tentim për ta penguar vullnetin e votuesve, qytetarëve të vendit”, shprehet Pajaziti.

Pajaziti thotë se nuk kanë pasur deri më tani ndonjë veprim politik aq të papjekur dhe aq të rrezikshëm për demokracinë dhe proceset që na presin. “Personalisht kam pritur që rezultati i dobët i disa partive të reflektojë në veprime reformatore partiake e jo në veprime që mund të nxisin reagime të ngjashme në dëm të qytetarëve dhe që krijojnë precedencë për zgjedhjet tjera”,tha ai per rajonipress.

Sipas Pajazitit, këto veprime përveç tjerash e venitin imazhin jashtëzakonisht të mirë që u krijua. “Kosova posa e kaloj testin me notën më të mirë, me zgjedhje të realizuara më së miri. Unë pres reflektime më të pjekura në ditët në vijim. Ne do të sillemi me përgjegjësi në të mirë të vendit, qeverisjes, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve. I ftoj të gjithë votuesit, e qytetarët që të mos bien pre e provokimeve. Ne jemi këtu për të marrë përgjegjësitë në të mirë të interesave të vendit”, tha Pajaziti.

Më Shumë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Flora Sinani garon për Kuvendin Komunal të Prizrenit me numrin 9 në fletëvotim, si pjesë e listës së partisë...

Drini i Bardhë e lë fitoren nga duart në minutat e fundit në Rahovec

Drini i Bardhë ka ndarë pikët në udhëtimin e saj ndaj Rahovecit, në një ndeshje të fortë dhe me ritëm të lartë. Përkundër dominimit...

Lajmet e Fundit