9.9 C
Prizren
E martë, 25 Shkurt, 2025

Konkurrues shumë e bursa pak

Provimi-pranus-per studentNë konkursin e shpallur nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan për bursa dhe shpërblime kanë aplikuar 233 studentë e do të shpërndahen 125 bursa dhe 25 shpërblime.

Rashit Sahiti, kryetar i Komisionit, ka garantuar se do të respektohen kriteret ekzistuese për ndarjen e bursave.

Mirëpo, Fazli Abdullahu, koordinator i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, ka tërhequr vërejtjen se kriteri i poentimit të studentëve të universiteteve publike me një pikë më shumë sesa ata të universiteteve private përbën shkelje, sikurse edhe përjashtimi nga e drejta e aplikimit për bursë të studentëve të kësaj komune, që studiojnë në Shqipëri ose diku tjetër jashtë shtetit.

Edhe kryesuesi i Komitetit të Arsimit, Arben Mehmeti, është pajtuar se ky kriter është diskriminues, por ka thënë se kriteret janë miratuar nga përbërja e kaluar dhe ka premtuar se do të diskutohen e të rishikohen për vitin e ardhshëm, meqë sivjet konkursi është shpallur dhe tashmë janë kryer shumica e procedurave.

Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, ka thënë se për Kuvendin Komunal do të duhej të rekomandoheshin edhe ndarjen e bursave për nxënësit që regjistrohen në shkollën e Bujqësisë, për të stimuluar interesimin e të rinjve për këto profile.

Ai ka folur edhe për procesin e zgjedhjes së drejtorëve, zëvendësdrejtorëve dhe sekretarëve në disa shkolla të Gjilanit, derisa për testin e maturës është rekomanduar që forma e tashme e organizimit të ndryshohet në të ardhmen, duke gjetur zgjidhje të tjera që janë më të favorshme për nxënës, ngase sipas Arben Mehmetit, manipulimet në testin e maturës janë evidente në gjithë Kosovën dhe ky është një shqetësim yni i përbashkët, që nuk ka të bëjë vetëm me Gjilanin, shkruan zeri.

Edhe anëtarët e tjerë të KA-së: Rashit Sahiti, Shukrije Rapuca, Leonora Bunjaku, Fehmi Sylejmani, Florina Jerliu e Ajtene Shahiqi, janë shprehur kritikë ndaj formës së tashme të organizimit të testit të maturës, duke kërkuar ndryshime, ndërkaq sa i përket testit të arritshmërisë, që mbahet për klasat e nënta, u tha se ai duhet të hiqet fare dhe si kriter për regjistrim në shkollimin e mesëm të merret suksesi i shkollimit fillor.

Sipas Nazmi Musës, drejtor i Arsimit sa i përket komunës së Gjilanit, ai tha se testi është organizuar sipas standardeve dhe nuk ka pasur asnjë vërejtje në proces.

Më Shumë

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë Ismet Tara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe...

Dita e sotme me mot të vranët dhe temperatura të ulëta deri në -7 gradë Celsius

Gjatë ditës së diel, në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga -7...

Lajmet e Fundit