8.3 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Shpenzimet e dyshimta të Prizrenit

Shtepia e Bardhe-PrizrenNë Komunën e Prizrenit, del se nuk i kanë bërë mirë llogaritë kur kanë nisur projekte. Auditori ka gjetur se në vitin 2013, përgjegjësit e kësaj komune kanë nisur shumë projekte të cilat as tani nuk janë përfunduar në mungesë të parave dhe planifikimit të dobët.

Gjithashtu, është gjetur se dhjetëra mijëra euro janë shpenzuar për blerje të produkteve dhe shërbimeve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, por që nuk dihet saktë nëse paratë kanë shkuar për ta.

Ngjashëm edhe ndihmat për raste sociale, auditori thotë se nuk dihet nëse kanë shkuar tek përfituesit për të cilët janë dedikuar.

“Ne një rast kemi vërejtur se ishte paguar shuma prej 14,799€ në emër të furnizimit me dru për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës duke mos bashkangjitur kërkesën dhe regjistrin e përfituesve”, thuhet në raportin e auditorit për komunën e Prizrenit. /Tribuna

Më Shumë

Prizren, aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë...

27-vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Janë bërë 27 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të...

Lajmet e Fundit