Turqi, Erdogan garon për President

ErdoganiiiRecep Taip Erdogan është kandidati i shpallur nga AKP për kandidat në zgjedhjet që do të mbahen në muajin gusht në Turqi.

Erdogan mban postin e Kryeministrit të vendit që prej vitit 2003, por ligjet vendase e ndalojnë të garojë për një tjetër mandat në këtë post.

Në mesin e akuzave për korrupsion dhe skandaleve të përgjimeve analistët thonë se ai është bërë gjithnjë e më shumë autoritar në pushtetin e tij. Por Erdogan këmbëngul se është viktimë e një puçi të organizuar e drejtuar nga kundërshtarët e tij politikë për ta rrëzuar nga pushteti.

Presidenti në Turqi deri më tani është një post më shumë ceremonial. Ai është zgjedhur nga parlamenti, por me ndryshimet e bëra në Kushtetutë që nga gushti pushteti i Presidentit zgjerohet.

Në prill presidenti aktual, Abdullah Gyl mohoi zërat për një rrokadë pushtetesh mes tij dhe Erdogan, njësoj si precedenti Medvedev-Putin në Rusi.

AKP ka fituar në shumicë dërrmuese gjashtë zgjedhjet e fundit për pushtetin qendror e lokal dike ruajtur bazën e saj; klasën punëtore. Fitorja e fundit e saj ishte në zgjedhjet vendore pak muaj më parë, edhe pse lideri i partisë, Erdogan ishte vendosur në qendër të akuzave për korrupsion dhe për autoritarizëm.

Vendimi i të martës për të emëruar Erdogan si kandidat për president është pritur me brohorima dhe duartrokitje të gjata nga pjesëtarët e partisë në kongresin e zhvilluara në kryeqytetin Ankara. / Top Channel

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Lajmet e Fundit