7.1 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Sherifi i Nismës: PDK po spekulon shumë ulët – s’jemi takuar me ta

Bilall SherifiAnëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë për “Gazetën Blic” se askush nga partia e tij nuk është takuar me dikë nga PDK për të negociuar për koalicion.

Ai ka thënë se PDK ka rënë në derexhe sa të spekulojë aq ulët, kinse jemi takuar me ta dhe kemi negociuar për bashkëqeverisje.

“Askush nga Nisma për Kosovën nuk mund të negociojë më askënd për të hyrë në koalicion me PDK-në. Nuk ka pasur asnjë takim me askënd nga PDK. Kryesia e Nismës ka marrë një vendim, e ai vendim është publik: ne kemi një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në e AAK-në, dhe nuk do të ketë më kurrfarë negociate me askënd”, ka thënë Sherifi për Gazetën Blic.

Sipas tij, nëse ka pasur takime, është mirë që zyrtarët e PDK-së të dalin e të tregojnë se kush me kënd është takuar, ku janë dhe çka kanë biseduar, e jo të spekulojnë aq ulët.

“Qëndrimi i Nismës është i qartë. Koalicioni tashmë është i formuar me LDK-në e AAK-në. Nëse ndokush mund të pijë kafe me ndonjë mik nga PDK, kjo nuk do të thotë që është negociuar për koalicion. Puna e koalicionit tashmë është temë e mbyllur”, ka thënë Sherifi.

Ndërkohë, disa medie kanë raportuar se PDK i ka ofruar Nismës për Kosovën 8 ministri, vetëm e vetëm që kjo e fundit të bashkohet me PDK-në në qeverisjen e ardhshme, mirëpo sipas këtij mediumi Nisma ka refuzuar.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, PDK edhe pse ka dalë partia e parë, ka mbetur pa partnerë për bashkëqeverisje dhe nuk i ka numrat e mjaftueshëm sa ta formoj qeverinë.

Më Shumë

P.C Prizreni fiton ndaj New Basket 

Proton Cable Prizren ka shënuar fitore të thellë ndaj New Basket me rezultat 83:122 (16:31, 21:34, 25:36, 21:21), në një ndeshje ku mysafirët dominuan nga...

Totaj: Prizreni humbi një figurë të shquar të arsimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Zahadin Shemsedinit, ish-rektor...

Lajmet e Fundit