17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Dy vjet të humbura të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit

ura e gurit ne prizrenSot Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit mbush dy vjet. Për këto dy vjet janë raportuar me dhjetëra raste të ndërtimeve pa leje dhe dëmtimit të pronave të trashëgimisë kulturore.

“Kjo vetëm sa e ka rritur bilancin e përgjithshëm të degradimit të qytetit kur këto raste ia shtojmë atyre që kanë ekzistuar para hyrjes në fuqi të ligjit. Prizreni sot është më i shëmtuar se para një viti, më i degraduar se para dy vitesh. Në këtë përvjetor të ligjit, pyetja që vazhdon të jetë aktuale është e thjeshtë: cili ka qenë qëllimi i miratimit të këtij ligji?” shkruhet në rrjetin social të organizatës joqeveritare Ec Ma Ndryshe, e cila është pothuajse më aktivja në këtë fushë dhe iniciatore e shumë proceseve për ta mbrojtur nga degradimi këtë qendër.

Shkrimi vazhdon duke treguar se Prizreni dhe ligji për qendrën e qytetit janë tregues tipik të një shteti të dështuar dhe të kriminalizuar, raporton kultplus. Procesi i hartimit dhe miratimit të këtij ligji janë tregim i një shtypjeje brutale të shoqërisë. Kultura e mosndëshkimit dhe mungesa totale e llogaridhënies janë duke e ngufatur qendrën e Prizrenit.

Pakoja e Ahtisarit dhe neni i 8 i ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, Qendrën Historike të Prizrenit e konsiderojnë si Zonë të Veçantë të Mbrojtur dhe për shkak të specifikave të saja, kanë obliguar që të hartohet një ligj që do të rregullojë aktivitetet brenda kësaj qendre duke e ruajtur karakterin e saj kulturor, historik dhe fetar.

Në vitin 2012-të, nënshkrimi i ligjit dhe fillimi i implementimit të tij ka nisur i imponuar dhe pa marrë në konsideratë edhe një peticion të nënshkruar nga shoqëria civile. Arsyetimi i “imponuesve” thoshte se ligji do ta mbrojë trashëgiminë kulturore të qytetit. Një vit më vonë, ndërtime të llojllojshme kanë kapluar Qendrën Historike të Prizrenit, e mbi 80 % e tyre nuk i janë përmbajtur lejes së ndërtimit me të tjera që janë pa leje ndërtimi.

Në një nga hulumtimet e projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit” është raportuar se vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Prizren janë lëshuar 62 pëlqime për ndërtim apo ndërhyrje në këtë Qendër. Që nga ajo kohë asgjë nuk ka ndodhur me këtë ligj dhe në këtë qendër ndodh shumëcka që nuk do duhej të ndodhte.

Reagime ka pasur edhe nga shoqëria civile e edhe nga peticionet që asnjëherë nuk janë marrë për bazë. Vetë Qendra Historike e Prizrenit përmban njëmbëdhjetë xhami dhe dy Kisha Ortodokse Serbe, bashkë me një shkollë për priftërinjtë.

Në periudhën njëvjeçare, korrik 2012 – korrik 2013 janë dhënë rreth 30 pëlqime për renovime, legalizime e rindërtime. Bujar Nerjovaj nga Inspektorati i Prizrenit tregon se disa pëlqime që jepen për ndërtime në këtë Qendër janë në pajtim me planifikim hapësinor, dhe e plotësojnë çdo rregull.

Të tjerat, sipas tij, janë shkelje, por 99,9 për qind e tyre janë adekuate dhe të përshtatshme për kornizën ligjore dhe ligjin e Qendrës. Përjashtim paraqet një ndërtesë private tek ish-Pazari i Djathit, në pjesën e brendshme të Shatërvanit./koha ditore/

Më Shumë

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi

Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, të...

Mbrëmë ishte përkrah Mbappes, Dembeles e Aubameyangut, flet Edon Zhegrova

Edon Zhegrova e gjeti veten përballë yjeve të futbollit francez, por edhe të atij botëror në gala mbrëmjen e zgjedhjes së futbollistit të vitit...

Lajmet e Fundit