Thaçi lëshon sallën

mbledhja e kryesisVetëm pak pasi hyrë në mbledhjen e Kryesisë, lideri i PDK’së ka lëshuar sallën dukshëm i nervozuar duke akuzuar Kryesinë për devijim nga rregulloret. Thaçi është larguar pa pranuar pyetje të gazetarëve.

Thaçi ka thënë se partia e tij nuk do të lejojë që një ‘grumbull muskujsh politik të humbur’’ ta prish rregullin.

“Pati tendenca për ta shkelur kushtetutën, nëse deri tani veç nuk është shkelur”, ka theksuar Thaçi.

Lideri i PDK’së ka pohuar se seanca konstituive do të mbahet të enjten.

Ndërkohë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është duke vazhduar.

Nis mbledhja e Kryesisë, Koalicioni LDK AAK NISMA ballafaqohet për herë të parë me Thaçin

 Partitë e koalicionit LDK AAK NISMA dhe lideri i PDK’së Hashim Thaçi kanë filluar mbledhjen e cila kryesohet nga Kryeparlamentari i vjetër Jakup Krasniqi. Aty pritet të përcaktohet agjenda e seancës konstituive të legjislaturës së re.

Mbledhja e Kryesisë së vjetër të Kuvendit e cila pritet të përcaktojë agjendën e seancës konsituive ka filluar Gazetari i Express njofton se në sallën ku mbahet mbledhja tashmë kanë shkuar Ramush Haradinaj i nominuari për Kryeministër i koalicionit LDK AAK NISMA pë, Lideri I LDK’së Isa Mustafa, kreu i VV’së Albin Kurti dhe lideri i NISMA’s Fatmir Limaj. Po ashtu në mbledhje merr pjesë edhe lideri i PDK’së Hashim Thaçi dhe përbërja e Kryesisë së vjetër të Kuvendit.

Më Shumë

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

DKA në Prizren mban takim me drejtorët e shkollave, në fokus siguria dhe digjitalizimi

Me ftesë të drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, është mbajtur një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së...

Lajmet e Fundit