18.4 C
Prizren
E premte, 14 Mars, 2025

Sot mblidhet Kryesia e PDK-së

Kryesia e PDKSituata e krijuar pas mbledhjes së Kryesisë në dorëheqje të Kuvendit të Kosovës ka aktivizuar sërish Partinë Demokratike të Kosovës, e cila vazhdon të insistojë se posti i kryetarit të Kuvendit i takon kësaj partie, e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 8 qershorit.

Një prej nënkryetarëve të PDK-së në kushte anonimiteti i ka thënë “Epokës së re” se sot (e hënë) do të mblidhet Kryesia e PDK-së, e cila do të diskutojë për hapat që do të ndërmerren nga kjo parti në seancën e 17 korrikut, ku do të bëhet konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës.

“Kryesia e PDK-së do të mblidhet sot (e hënë) për të diskutuar rreth çështjes së kryeparlamentarit. Në këtë takim do të ndërmerren të gjitha hapat që do të ndërmarrë PDK-ja gjatë seancës konstituive. Nuk ka asnjë dyshim se kyeparlamentari i takon PDK-së dhe partnerëve të saj”, ka thënë një nga nënkryetarët e PDK-së.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se PDK-ja nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit të Kosovës.

“PDK-ja si parti fituese nuk e ka ndërmend të lëshojë pe karshi pozitës së kryeparlamentarit dhe formimit të qeverisë. Në këtë drejtim askush nuk mund të shkelë mbi vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të cilët me votën e tyre ia kanë treguar secilës parti dhe individi veç e veç”, ka thënë ky nënkryetar i PDK-së, duke bërë me dije se do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese për kryeparlamentarin, nëse blloku opozitar vazhdon të barrikadohet karshi kësaj çështje.

“Nëse blloku opozitar vazhdon të insistojë në këtë çështje, atëherë opsioni ynë i fundit mbetet Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai.

Më Shumë

Për disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët, një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

Një person ka lajmëruar se kishte shkuar për vizitë te viktima pasi disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët e tij, të cilën e...

Prizren, mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit”

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund...

Lajmet e Fundit